Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave dhe gurëve në segmentin rrugor Mes – Ura e Shtrenjtë, të njësisë administrative Postribë. Nuri Synaj, përgjegjës I firmës mirëmbajtëse tregon se aktualisht po përveç pastrimit të rrugës, po punohet për rehabilitimin e kanalit kullues në këtë aks rrugor.

Ky fenomen shfaqet sa herë ka reshje të dendura shiu në këtë zonë. Pavarësisht rrezikut që I kanoset banorëve të zonës, institucionet nuk kanë marrë masa të tjera përveç pastrimit të rrugës.

 

Artikulli paraprakGRUDË E RE, FSHATI ME RRUGËT E AMORTIZUARA
Artikulli tjetërMUZEU “MARUBI”, 12% MË SHUMË VIZITORË GJATË 2022