Rrëshqitje masive dheu në fshatin Dardhë të Fushë-Arrëzit. Nga rrëshqitja rrezikohen disa banesa ndërsa janë shembur disa kasolle bagëtish.

Rrëshqitja ka shkaktuar panik dhe frikë te banorët, të cilët natën e kanë kaluar jashtë. Nga të dhënat e para janë rreth 12 objekte që rrezikohen që të shembet nga erozioni dhe rrëshqitja masive si pasojë e reshjeve të shiut në ditët e fundit,

të cilat kanë qenë të pandërprera. Deri tani një banesë dhe në stallë janë shkatërruar.

Për këtë zonë është bërë edhe studimi nga institucionet dhe është klasifikuar si një zonë me rrezikshmëri të lartë.

Tashmë pritet që të bëhet edhe evakuimi i 7 familjeve me 29 anëtarë që jetojnë aty në mënyrë që të mos rrezikohen jetë njerëzish.

Situata është paralajmëruar pak ditë më parë edhe nga kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë.

Artikulli paraprakVAZHDON TËRHEQJA E UJIT NË OBOT
Artikulli tjetërNJA. DAJÇ DHE ANA E MALIT NIS SHPËRNDARJA E BAZËS USHIQMORE PËR BLEGTORINË