Rrëshqitje masive gurësh janë shënuar gjatë natës së kaluar në aksin Shëngjin-Lezhë, për shkak të reshjeve të shiut.

Nga rrëshqitja e gurëve është goditur një autobus me punëtorë, ku për pasojë janë lënduar dy vajza të reja të moshës 21 dhe 23 vjeçe, njëra prej të cilave është dërguar në Tiranë.

Informacion paraprak

Me datë 06.06.2018, rreth orës 06:42, është marrë njoftim se në rrugën Lezhë – Shëngjin, tek vendi i quajtur “Knalla”,

një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe i ka rënë një autobusi me targa AA 971 JZ, me drejtues shtetasin P.P. i cili po kalonte aty në ato momente.

Për pasojë janë dëmtuar 2 shtetase, K.D. 21 vjeçe banuese në Zejmen, e cila është transportuar për në Qendrën e Traumes në Tiranë, dhe shtetasia B.Z. 23 vjeçe banuese në Tresh, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakTONIGHT – VOLTANA ADEMI
Artikulli tjetërRAMA POSTON VIDEON E MËNGJESIT: SHIKONI NË 120 SEKONDA ÇFARË KA NDODHUR PËRGJATË BREGDETIT