Nje masiv toke ka rreshqitur gjate nates ne lagjen Varosh te Lezhes duke vene ne rrezik edhe banesa. Muret mbajtese te rruges se kalase jane shembur pasi jane marre para nga dheu duke sjelle edhe bllokimin e rruges deri me nderhyrjen e punonjesve te sherbimeve, te cilet e rihapen shume shpejt.

Per te identifikuar situaten dhe ne terren mberriten ingjinieret dhe specialistet e urbanistikes dhe emergjencave civile te bashkise. Keta te fundit kane evidentuar situaten duke e percaktuar si teper emergjente, pasi rreziku i vijimit te ketyre rreshqitjeve eshte mjaft i madh.

Dy banesa ndodhen pikerisht mbi zonen ku ka patur rreshqitje ndaj edhe kerkohet nderhyrje emergjente. Nenkryetari i bashkise se lezhes Enver Hafizi ka bere te ditur se e gjithe bashkia eshte ne gjendje alarmi dhe se po merren masa paraprake per devijim te levizjes se mjeteve dhe banoreve ne pritje te nje nderhyrjeje me te specializuar.

Rreshqitjet e tokes ne lagjen varosh te lezhes nuk jane nje rastesi, pasi edhe me pare ka patur problematika te ngjashme, e kjo edhe per faktin se ne kete zone jane bere ndertime pa kriter dhe pa nje studim per menyren e mbrojtjes nga keto rreshqitje.

Artikulli paraprakBANORËT E OBOTIT NË GJËNDJE ALARMI
Artikulli tjetërLUNDRIMI DREJT “ISHULLIT” TË OBOTIT