Mbi 20 persona në një hark kohor të shkurtër si shkak i rrëshqitjeve në Shkodër në ngricat e krijuara nga bora kanë pësuar fraktura të ndryshme në trupin e tyre.
Mjeku i urgjencës në spitalin rajonal të Shkodrës Astrit Lahi tregon se rastet e shtetasve që kanë pësuar thyerje të duarve apo këmbëve janë shtuar ndjeshëm. Një rast i një të moshuare është dërguar në spitalin ushtarakl të Tiranës. Shtetasit që kanë pësuar fraktura nga rrëshqitjet në ngrica janë të moshave të ndryshme ndërsa mjeku Lahi tregon se deri tani nuk ka patur ndonjë rast me rrezik jete. Pjesa më e madhe kanë marrë mjekim dhe janë larguar nga urgjenca e spitalit. Kryesisht rastet e personave që janë dëmtuar duke pësuar lëndime të lehta kanë ardhur nga pakujdesia duke bërë që numri i tyre të jetë i lartë në urgjencën e spitalit të Shkodrës.