Një makinë bombë shpërtheu të mërkurën jashtë një stacioni policor në kryeqytetin afgan, Kabul, duke plagosur të paktën 95 njerëz, thanë zyrtarët e qeverisë. Talebanët morën përgjegjësinë për atë që e konsideruannjë sulm vetëvrasës.

Në Afganistan nuk ka patur asnjë lloj frenimi të dhunës , pavarësisht se Talibanët dhe SH.B.A.-së duket se janë afër arritjes së një pakti historik që trupat amerikane të tërhiqen, në këmbim të një zotimi të Talibanëve se vendi nuk do të përdorej si një bazë për të planifikuar sulme terroriste.

Shpërthimi në perëndim të qytetit në orët e para të mëngjesit shkaktoi re të mëdha tymi.
Talibanët thanë se një “qendër rekrutimi” ishte sulmuar nga një prej sulmuesve të tyre vetëvrasës.

“Një numër i madh i ushtarëve dhe policëve u vranë ose u plagosën,” thuhet në deklaratën e talibanëve.

Bomba shpërtheu kur një automjet kishte ndalur në një pikë kontrolli jashtë komisariatit, tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Nasrat Rahimi.

Një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë tha se 95 të plagosur ishin dërguar në spitale. Shumica ishin civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, tha ai.

Forcat e sigurisë kryen bastisje në disa pjesë të Kabulit gjatë natës dhe shkatërruan një strehë të madhe militantësh, tha shërbimi kryesor i sigurisë.

Artikulli paraprakRREGULLAT E REJA, SA RRITET MOSHA E PENSIONIT DHE VITET E KONTRIBUTEVE
Artikulli tjetërKANDIDATËT PËR KUSHTETUESEN, KED ZGJEDH SOT EMRAT QË DO I ÇOHEN PRESIDENTIT