Rritja e bullizimit dhe e dhunës në shkolla po bëhet cdo ditë e më shqetësuese. Sipas të dhënave nga drejtoria arsimore 17.8 % e nxënëseve janë të bullizuar, një shifër kjo shumë problematike sipas psikologëve. Ndërsa 40 % e kesaj shifre vjen nga bullizimi kibernetik, i cili është edhe më i përhapuri aktualisht. Si zgjidhje psikologu Taipi sheh bashkëpunimin e prindërve më mësuesit duke ndihmuar në këtë mënyrë fëmijët nga bullizimi.

Familjarët kanë ngritur alarmin duke kërkuar edhe ndihmën e mësueseve për bashkëpunim pasi rastet e bullizimit po rriten ku në disa raste kanë shkuar deri në fatalitet.

Artikulli paraprakMIRDITA DHE DIBRA NË PROTESTË PËR RRUGËN
Artikulli tjetërADMINISTRATORI ÇELA TAKIM ME BANORËT E KULLAJVE