Prej shumë vitesh, dhjetra familje në afërsi të ish-SMT-së në Shkodër vuajnë mungesën e investimeve në infrastrukturë. Nuk janë më shumë se 1 kilometër rrugë që vështirësojnë lëvizjen e qytetarëve.
Problematika është e madhe përgjatë stinës së verës për shkak të pluhurit dhe gropave që ka ky segment.
Banorët shprehen se premtimet nuk kanë munguar përgjatë fushatave elektorale por asgjë nuk është bërë deri më sot.
Një tjetër problematikë që për këta banorë është shqetësuese, është edhe prania e kanalit anësor. Ky i fundit është kthyer në një vatër të rrezikshme për infeksione.
Situata përkeqësohet sidomos gjatë verës. Qytetarë të papërgjegjshëm hedhin mbeturinat ndërsa derdhen edhe ujërat e zeza.
Mungesa e investimeve është një problem jo i vogël për banorët tek ish SMT-ja. Ata të vetmen gjë që kanë premtimet në kohë të fushatave elektorale, duke lënë në harresë më pas banorët dhe duke mos realizuar premtimet e tyre.