Pas fluksit të jashtëzakonshëm të numrit të turistëve në vendit tonë vitin e kaluar, edhe fillimviti i 2024 ka nisur me një numër të lartë vizitorësh në Shqipëri.
Të dhënat për muajin janar flasin për thuajse gjysmë milioni turistë të cilët kanë vizituar Shqipërinë.
Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar shifrat dhe thekson se janë 30% më shumë flukse vizitorësh krahasuar me janarin e vitit 2023. Rama bën me dije se është shtuar pesha e vizitorëve nga disa vende të mëdha në hartën e prurjeve turistike.
Përveç turistëve që vizitojnë zakonisht Shqipërinë, fluks i lartë është shënuar nga turistë spanjollë, francezë, polakë, rumunë e suedezë.
‘Janari i thuajse 1/2 milionë turistëve lajmëron një vit fantastik për Shqipërinë Turistike. 30% më shumë flukse vizitorësh krahasuar me janarin 2023, teksa shtohet pesha e vizitorëve nga disa vende të mëdha në hartën e prurjeve turistike.’- shkruan Rama.