Etapa e tretë e rrethit të 72 çiklistik të Shqipërisë ka nisur nga qyteti i Shkodrës.

Pas mbërritjes një ditë më parë nga Tirana, tashmë çiklistët u nisën në etapën e tretë Shkodër-Burrel e gjatë 98 kilometër.

Kryegjyqtari i rrethit të 72 çiklistik Abedin Guzja para nisjes u shpreh se etapa e tretë Shkodër-Burrel është e vështirë për shkak të terrenit malor.

RRETHI ÇIKLISTIK, NUK NDEZ MAKINA E GJYQTARISË

Menjëherë pas nisjes së çiklistëve në itinerarin Shkodër-Burrel, makina e gjyqtarisë dhe sekretarisë së federatës së çiklizmit u desh të shtyhej çka tregon situatën në të cilën ndodhet ky sport duke krijuar kështu të qeshura tek të pranishmit.

Pas etapës së tretë Shkodër-Burrel do të jenë edhe tre etapa të tjerë për të përmbyllur kështu rrethin e 72 çiklistik nga ku Vllaznia pretendon të bëjë një paraqitje dinjitoze me çiklistët e saj të rinj.

Artikulli paraprakLUKA PËR VLLAZNINË: ZGJIDHET VETËM ME LIGJIN PËR SPORTIN
Artikulli tjetërDRITAN PRIFTI DËSHMON NË POLICINË E TIRANËS