Rrethimi në Rinas u ça për të grabitur karburantin e avionëve

Dy ditë nga çarja e rrethimit në Aeroportin e Rinasit, Policia po heton disa persona të cilët mund të kenë hyrë pranë pistës ku qëndrojnë avionët. Dyshimet e Policisë janë që çarja e rrjetës të jetë bërë për të vjedhur karburantin e avionëve. Duke qënë se avionët mbajnë sasi të mëdha karburanti, mendohet se është bërë fillimisht çarja e rrjetës dhe më pas autorët të kenë tentuar të vjedhin karburant. Rrjeta me të cilët është rrethuar aeroporti është prerë në disa vende të ndryshme gjatë natës së 16 gjanarit. Rrjeta është dëmtuar në një gjatësi prej 1 meter dhe urime sqarojnë se ajo është prerë në disa vende të ndryshme. Kjo ngjarja është zbuluar nga oficerët e Komisariatit të Rinasit. Prej disa ditësh një firmë private po kryen punimet në aeroportin ndëkrombëtar të Rinasit për të shtuar kabllot për kamera të reja që pritet të vendosen në perimetrin e aeroportit ndërkombëtar. Siguria e të vetmit aeroport ndërkombëtar që ka Shqipëria vihet përsëri në pikëpyetje, pas grabitjes spektakolare që ka ndodhur në 30 qershor të 2016-s. 6 muaj më parë një makinë hyri në brendësi të aeroportit të Rinasit dhe grabiti një shumë të konsiderueshme parash të një banke të nivelit të dytë. Grabitja në muajin qershor tregoi se siguria e aeroportit të Rinasit ishte në nivele të ulta, pasi autorët u futën në brendësi të pistës së avionëve, pa u vënë re nga punonjësit e sigurisë private të kompanisë ICTS e cila është përgjegjëse për perimetrin e sigurisë së aeroportit.

Artikulli paraprakRUSIA BASHKË ME TURQINË BOMBARDOJNË ISIS NË SIRI
Artikulli tjetër12-VJEÇARI QËLLON ME ARMË MËSUESEN DHE 2 NXËNËS, PLAGOSEN RËNDË