Një shpërthim i fuqishëm është konstatuar mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:45 minuta në fshatin Guci e Re në njësinë administrative Rrethina.

Sasia e madhe e tritolit është vendosur në banesën e 62 vjeçarit Mark Marku, ndërsa janë shkatërruar plotësisht dy dhoma në pjesën e pasme të shtëpisë. Në momentin e ngjarjes, 3 persona kanë qenë duke fjetur në banesë, por fatmirësisht nuk janë shkaktuar dëme në njerëz. Nga verifikimet e kryera në vendngjarje, por edhe nga dëshmia e kryefamiljarit, bëhet me dije se agresorët e kanë vendosur lëndën plasëse gjatë natës, teksa kanë prerë telin rrethues në afërsi të banesës. Kryefamiljari nuk ka asnjë dyshim mbi personat e mundshëm që kanë vendosur tritolin, ndërsa thotë se nuk ka pasur konflikte me asnjë person.

Sipas kryefamiljarit, as 3 djemtë e familjes që jetojnë jashtë vendit nuk kanë pasur konflikte të hapura. Lënda plasëse është vendosur në 3 pika, por nga verifikimet e forcave xheniere është zbuluar edhe një sasi tritoli e pashpërthyer. Policia e Shkodrës ka bërë verifikimet e nevojshme, ndërsa kryefamiljari Marku bëri thirrje për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Artikulli paraprak“GJOBËVËNIA” NË PRANGA DY SHTETAS
Artikulli tjetërLIVING – 05.02.2017