Në njësinë administrative Rrethina, një pjesë e banorëve rrezikojnë të privohen nga e drejta e votës për shkak të problemeve me deklarimin e vendbanimeve të tyre. Adminsitratori Erjon Selgjekaj tregon se një pjesë e banorëve që jetojnë në fshatrat e kësaj njësie, rezultojnë zgjedhës në zonat malore prej nga ku janë shpërngulur vite më parë. Ai shton se jo të gjithë do ta kenë mundësinë të shkojnë në Shosh apo Pult për të votuar në zgjedhjet e 6 marsit.

Megjithëse afati për të bërë ankesën në lidhje me qendrën e votimit përfundoi një ditë më parë, administratori Selgjekaj bën të ditur se listat e votuesve janë afishuar prej disa javësh në mënyrë që çdo banorë I zonës të ketë mundësinë për të zgjidhur këtë problem.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nga rreht 20 mijë zgjedhës që kishte kjo njësi, vetëm rreth 7400 morën pjesë në votime.

 

Artikulli paraprakMAJLINDA ANGONI: NË 300 DITË REHABILITOJMË 3 PEDONALET E SHKODRËS
Artikulli tjetërSHKODËR, NIS “FESTIVALI TEATROR I SHKOLLAVE TË MESME”