Në njësinë administrative Rrethina, mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm vetëm sa vështirëson jetesën e banorëve të kësaj zone. Janë qindra familje të cilat prej më shumë se 6 vitesh vuajnë nga ky problem I cili kërkon zgjidhje të menjëhershme. Sipas banorëve, furnizimin me ujë mund ta bëjnë edhe përmes puseve por për shkak të papastërtisë që ka detyrohen të mos e perdorin atë.

Sigurimi I ujit është një nga sfidat me të cilat përballen banorët, pasi u duhet të bëjnë rrugë të gjata për në burimin më të afërt.

Pavarësisht se disa muaj më parë institucionet kanë dhënë lajmin e ndërtimit të një sistemi të ri ujësjellësi në njësinë Rrethina, puna është akoma në fazat e para. Ndërkohë banorëve u ka sosur durimi duke pritur ujin për të cilin kanë paguar taksa deri para 6 vitesh.

Artikulli paraprakRAMA: SHQIPËRIA ËSHTË GATI PËR T’I HAPUR NEGOCIATAT
Artikulli tjetërSHKODËR, GROPAT ME UJË LËNË FËMIJËT PA SHKOLLË