Në kudër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në qendrën shëndetësore të njësisë administrative Rrethina mbërriti mamografia e lëvizsshme ku gra dhe vajza të kësaj zone zhvilluan falas ekografinë e gjirit.
Një aktivitet ky I iniciuar nga Këshilli Bashkiak Shkodër dhe Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor. Brisela Kadija, kryetarja e qarkut u bën thirrje femrave të kryejnë vizitat edhe përtej muajit tetor jo vetëm në ditë të caktuara.
Drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lindita Haxhija jep mesazhin se është gjithmonë më mirë të parandalosh sesa të kurosh kancerin e gjirit.
Drejtori I qendrës shëndetësore Aldo Gjokaj fton të gjithë femrat të zhvillojnë vizitat falas në këtë qendër.
Transporti I mamografisë së lëvizsshme u mudësua nga kompania e sigurimit Sigal ndërkohë që vizitat falas do të zhvillohen edhe ditën e mërkurë në qendrën shëndetësore të njësisë administrative Bërdicë.