Në shumë shkolla të qytetit të Shkodrës dhe nëpër njësitë administrative duket se ka probleme sa i përket kushteve higjeno-sanitare.
Kjo për faktin se në disa prej tyre ka mungesë të sanitareve.Në 5 shkolla të njësisë administrative Rrethina nuk ka sanitare cka ka bërë që situata të jetë e papranueshme për shkak të higjenës.
Kjo gjë bëhet e ditur nga kreu i njësisë administrative Rrethina Vlash Pjetri. Sipas tij këto 5 shkolla mbulohen vashdimiisht nga sanitare të cilat transportohen sa nga njëra-shkollë në tjetrën derisa të gjehet një zgjidhje përfundimtare me buxhetimin e vitit të ardhshëm.
Pjetri sqaron se ky është një problem i mbartur qysh në kohën e ish komunave, ku këto sanitare sipas tij janë gjetur në shkelje me ligjin sepse nuk kanë patur të nënshkruar kontratën me ish komunat.
Sic mësohet edhe në disa shkolla të tjera ka probleme në nyjet hidro-sanitare.