Tërmeti i 26 Nëntorit që I mori jetën 52 personave dhe plagosi mbi 750 të tjerë ka dëmtuar edhe disa banesa të vjetra mbi 100 vjecare në qarkun e Shkodrës. Në banesën e Osman Rekaj në fshatin Shtoj I Vjetër të njësisë administrative Rrethina ka mure të plasaritur dhe suva të rënë nga tavani si pasojë e lëkundjes.
I zoti I shtëpisë i cili thotë se ka një djalë të sëmurë që vuan nga epilepsia teksa rrëfen momentet e tmerrit, shprehet se dëmet I ka konstatuar një ditë më vonë
Kryefamiljari thotë se netët i kalon me frikë se mos ti zërë shtëpia brenda ndërsa gjumin pjesatrët e shtëpisë e bëjnë me radhë
Osman Rekaj apelon për ndihmë teksa është në pritje të inxhinierëve për të parë nga afër banesën e për të bërë më pas vlerësimin e saj
Tërmeti ia ka rënduar edhe më shumë gjendjen ekonomike familjes Reka .Ndërsa sic mësohet përfaqësues të bashkisë Shkodër pasi kanë parë nga afër gjendjen e banesës kanë plotësuar formularin e konstatimit. Sipas burimeve zyrtare të bashkisë, në njësinë administrative Rrethina janë 5 banesa të vjetra të cilat janë dëmtuar nga tërmeti.