1.5 km rrugë në fshatin Bleran të njësisë administrative Rrethina tashmë do të jetë e ndriçuar gjatë natës pas ndërhyrjeve që po kryen bashkia Shkodër.
Kreu i kësaj njësie Vlash Pjetri ndoqi nga afër punimet, ndërsa tha se ndërhyrjet do të vijojnë edhe në të tjera fshatra. Punimet që po kryhen në argjinaturën e lumit Kir nga Bordi Rajonal i Kullimit, Pjetri i quajti të nevojshme për shmangien e erozionit. Administratori Pjetri u ka kthyer përgjigje edhe 30 familjeve në zonën e pallateve në fshatin Bleran, të cilët pak ditë më parë kërkuan ndërhyrje në rrjetin e ujërave të zeza.