Fshati Golem në njësinë administrative Rrethinat është kthyer në një vendgrumbullimi mbetjesh në shumë lagje të tij.
Sipas banorëve situata vijon të mbetet problematike prej kohësh, ndërsa thonë se përvec mungesës së konteinerëve, aty depozitohen mbetje të shumta urbane nga lagje të qytetit dhe fshatrat përreth. Menaxhimi i mbetjeve mbetet sfidë për njësinë administrative Rrethinat ashtu edhe për shumë njësi të tjera vendore. Në të shumtën e rasteve shkak është bërë mungesa e koshave për depozitimine tyre.