Policia ka rrethuar një person i cili është i armatosur dhe gati një orë më parë, rreth orës orën 09: 20 minuta, kishte grabitur një automjet në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë.

Policia rrethon autorin Informacionet paraprake të policisë të orës 10:24 minuta informojnë se personi është me armë në dorë dhe në ndihmë të policisë së Lezhës janë nisur grupe me forcat Renea por dhe një helikopter. “Autori mbahet i rrethuar nga Policia e Lezhes ne Fushe -Gjorme” informon policia e shtetit.

Një persona të armatosur i kanë zënë pritë një automjeti në Rrugën e Kombit që po lëvizte nga Rrësheni në drejtim të Milotit, paraditet e sotme, 22 dhjetor 2016. Grabitja u shënua rreth 300 metra larg një postblloku. Me të marrë Ora 10:24 Sipas informacionit paraprak të policisë, grabitja u shënua rreth orës 09:20, në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë. Një person i armatosur ka grabitur mjetin me targa AA 870 II. “Shërbimet e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjehere në drejtim të vendngjarjes dhe jane vene ne ndjekie te makines se vjedhur. Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë. Nuk dihet akoma gjendja e tij pasi eshte transportuar ne drejtim te spitalit ushtarak Tirane. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia ka rrethuar autorin i cili eshte me arme ne dore.

Ne ndihme te policise se Lezhes jane nisur grupe me forcat Renea. Helikopteri i Policise me forca te tjera te Reneas. Autori mbahet i rrethuar nga Policia e Lezhes ne Fushe -Gjorme.

Artikulli paraprakERIK LLOSHI DHE DRILON HOXHA NË NJË FILM…?
Artikulli tjetërM. MADHE, BASHKIA PREZANTON BILANCIN E INVESTIMEVE