STAR PLUS VEZHGIM RRETHRROTULLIMEVE NE PIKA TE NDRYSHME TE QYTETIT.
Qarkullimi rrugor ne qytetin e shkodres vijon te jete nje problem i pazgjidhur kjo si rrjedhoje e shume faktoreve te cilet veshtiresojne kalimin dhe kthehen ne burim serioz aksidentesh.
Nje faktor shume i rendesishem qe dukshem ndikon tek qarkullimi dhe siguria rrugore jane rrethrrotullimet. Se fundmi ne Shkoder jane ndertuar disa te tille kjo si nje menyre per te shmangur semaforet megjithate sa eficente kane rezultuar keto rrethrrotullime dhe a jane brenda parametrave teknike? Star+ ka realizuar kete te shtunde nje vezhgim te ketyre rrethrrotullimeve ne pika te ndryshme te qytetit te shkodres. Ajo qe vihet re fillimisht eshte veshtiresia e madhe ne kalim e kembesoreve te cilet kalojne permes automjeteve, shume drejtues te automjeteve nuk i respektojne rregullat e qarkullimit ne zona ku ka rrethrrotullim dhe per me teper keto rrethrrotullime dukshem me shume veshtiresojne kalimin sesa e zhbllokojne ate. Ndoshta diametri i madh ne nje hapesire te vogel apo edhe vendosja ne nje pike te papershtatshme jane disa nga problemet teknike.Rrethrrotullimi tek ura e thive eshte nje nga rrethrrotullimet me problematike te qytetit njeri kah eshte teper i ngushte duke veshtiresuar keshtu kalimin e automjeteve qe shkojne e vijne ne kahe te ndryshme, kesaj panorame i shtohen edhe kembesoret e bicikletat qe nuk kane nje vend te caktuar kalimi. Tjeter rrethrrotullim problematic eshte ai ne rrugen tepe, vete banoret ankohen se diametric I ketij rrethrrotullimi eshte teper i madh duke bere qe automjetet te kalojne fare prane dyerve te shtepive. Ndersa nje nga rrethrrotullimet me te diskutuara qe nga fillimi i ndertimit eshte ai ne hyrje te qytetit te shkodres I cili disa here ka qene shkaku I trafikut te renduar dhe incidenteve apo aksidenteve ne kete zone. Se fundmi me perfundimet e punimeve ne unazen lindore te qytetit eshte krijuar nje tjeter rrethrrotullim I cili eshte nje shqetesim per banoret perreth. Rrethrrotullimi ne sheshin rus eshte nje tjeter rrethrrotullim problematik I cili duket se nuk ka aspak fluksin e madh te automjeteve dhe kembesoreve qe kalojne cdo dite ne kete rruge nyje te qytetit. Gjate rruges qe te con ne qytetin e koplikut nje tjeter rrethrrotullim me shume pengon sesa liron kalimin dhe trafikun ne kete rruge kaq te rendesishme qe lidh qytetin me te madh verior me qytetin e koplikut dhe me gjere.