Rrethrrotullimi i ri në fund të Xhabiejve, pjesë e projektit të By Pass-it të ri është kthyer në një debat në këshillin bashkiak të Shkodrës pasi pretendohet se është ndërtuar mbi 1 metër nga kuota ekzistuese dhe kur ka reshje shiu nuk lejon ujin që të kullojë drejt liqenit.

Anëtari i Këshillit Bashkiak Luan Heta i kërkoi llogari kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi që të ndërhyjë por kryebashkiakja tha se e ka të pamundur sepse By Passi-i është një projekt i ARRSH që jo vetëm nuk ka përfunduar por prej një viti janë ndalur edhe punimet.

Një debat u bë edhe për përmbytjen e rrugëve të qytetit të Shkodrës para pak ditësh si shkak i reshjeve të dendura të shiut.

 

Artikulli paraprakPUKE, PLAGOSI ME THIKE 52-VJEÇARIN, ARRESTOHET NGA POLICIA
Artikulli tjetërSHKODËR, KËSHILLI KONFIRMON SISTEMIN E RRUGËVE NË DY ZONA