Njësia administrative Rrethina është në fokusin e investimeve të Bashkisë Shkodër. Kreu i kësaj njësie administrative Vlash Pjetri deklaron se së fundmi në fshatin Bardhaj është bërë shtrimi i rrugëve dytësore me çakull

dhe pritet tenderimi i disa projekteve të tjera gjatë muajve në vazhdim.
Ndërkohë, administratori Pjetri thotë se njësia administrative Rrethina do të jetë në qendër të vëmendjes së Bashkisë Shkodër në gjysmën e parë të vitit 2019.

Mirëmbajtja dhe riparimi i rrugëve dytësorë në fshatin Bleran dhe Bardhaj të njësisë administrative ndikon edhe për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve e mjeteve edhe gjatë sezonit të dimrit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, LIKA: NDAJ ERZENIT KËRKOHET FITORJA
Artikulli tjetërLIQENI I SHKODRËS, PO HUMBET 90% E KRAPIT