Mungesa totale e sinjalistikës dhe gropat e shumta në rrugën Gjovalin Gjadri në lagjen Skenderbeg të qytetit të Shkodrës rrezikojnë të bëhen shkak aksidentesh.

Në këtë rrugë kalon një numër i madh automjetesh, pasi ajo lidh qytetin me zonat periferike. Në këtë rrugë nuk ka as vizë ndarëse të korsive, as tabela, as viza të bardha.

Ndërkohë përgjatë saj ka një numër të madh gropash të cilat përbëjnë rrezik për shoferët e automjeteve.

Ata thonë se gropat mund të shkaktojnë aksidente pasi për ti evituar detyrohen të kalojnë në korsinë tjetër.

Disa gropa janë në gjëndje të tillë prej muajsh, ndërkohë që nuk është marrë asnjë masë nga institucionet përgjegjëse.

Mungesa e sinjalistikës dhe gropat në rrugë shpesh herë janë bërë shkak aksidentesh në qytetin e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakAKSIONI I RRUGORES NË LEZHË, 12 TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërSMARTFONI I PARË QË PALOSET