Stina e vjeshtës dhe dimrit rrisin gatishmërinë e drejtorisë së mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi në Shkodër, për shkak të rrezikut që paraqitet nga bombulat e gazit që qytetarët përdorin për ngrohje dhe gatim. Shefi I sektorit të parandalimit, Muhamet Smajli tregon se bombulat e gazit të pakolauduara vijojnë të mbeten shqetësim si shkak I mungesës së ndërgjegjësimit të qytetarëve.
Ndërkohë, Smajli tregon se aktualisht, problemi kryesor është mungesa e ndërgjegjësimit të qytetarëve për rrezikun e bombulave të gazit të pakolauduara.
Në këto 2 muaj, në drejtorinë e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi janë regjistruar disa raste të zjarreve në banesa si nga shpërthimi I bombulave të gazit po ashtu edhe nga shkëndijat elektrike.