Ishte kjo kronika e pak diëve më parë ku Star Plus ndoqi problemin e disa banorëvë në fshatin Hot i Ri. Moti i keq solli probleme duke rrëzuar disa shtylla elektrike. Ndërkohë vetëm para tre ditësh ka reaguar zyra e OSHEE në Shkodër e cila ka bërë të mundur largimin e linjës së vjetër elektrike që ishte rrëzuar për tokë duke e zëvëndësuar me linjën e re.

OSHEE Shkodër thotë se ka marrë të gjitha masat pas ankimit të banorëve dhe ka shtrirë linjën e re me qëllim zgjidhjen përfundimtare të situatës të krijuar ndër vite.Puna ka nisur me vendosjen e 6 shtyllave të reja prej betoni, përcjellës të rinj dhe linjë kabllore së bashku me aksesore të linjës. Nga ky investim përfitojnë rreth 10 abonentë .

Ndërkohë nga një rrjet me probleme që vazhdimisht rrezikonte jetën e banorëve, tashmë këta të fundit e kanë të zgjidhur problemin qoftë me sigurinë e jetës së tyre ashtu edhe me furnizimin optimal me energji elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, po kryen punime në njësinë administrative Rrethina për të rritur gatishmërinë dhe garantuar furnizimin normal me energji elektrike të konsumatorëve në prag të sezonit dimëror.

Artikulli paraprak“NDALNI URGJENTISHT LOJËN”! RUDINA HAJDARI ZBULON KËRKESËN PËR METËN: VENDI S’KA NEVOJË PËR BURRA QË HIQEN SI TË FORTË
Artikulli tjetërDARRAGJAT, MJETET E TONAZHIT TË RËNDË DËMTOJNË RRUGËN