Rrezikohet të shtohet numri i viktimave nga gripi, dy të moshuar transportohen me urgjencë në spital
Një çift bashkëshortësh në Pukë janë transportuar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Të moshuarit, 82 dhe 90 vjeç ishin të sëmurë dhe jeton vetëm me njeri-tjetrin në fshatin Pla. Sipas mjekëve në Pukë, ata janë prekur nga gripi. Raportohet se kanë qenë banorë të zonës që kanë ngritur alarmin lidhur me gjendjen shëndetësore të të moshuarve e më pas urgjenca mjekësore ka transportuar në spital të moshuarit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, tre persona kanë humbur jetën nga epidemia gripale që ka ‘pushtuar’ vendin së fundmi. Mejgithatë, raportohet se numri i vdekjeve nga gripi është më i lartë.