RREZIKOI TË MBYTET NË PLAZHIN E TALES NË LEZHË, 18 VJEÇARI TRANSPORTOHET NË SPITAL NË GJENDJE TË RËNDË
279
Një 18 vjeçar ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Tales në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së sotme. I riu është marrë me urgjencë nga autoambulanca dhe është dërguar në spitalin e Lezhës ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.