Pasi e rënditen ndër 7 monumentet më të rrezikuara të Evropes, arkitekt dhe inxhinier të organizatës “Europa Nostra”, zbriten në tërren për të parë nga afer gjendjen e Urës së Zogut në Milot.Të shoqëruar nga Shoqata Shqiptare e inxhiniereve konsulent, ekspertet e huaj po analizojnë situaten për të parë mundësine e përforcimit dhe kryerjen e një analize të thelle per projektin e restaurimit, të këtij monumenti kulture që rrezikon shembjen e plotë, por kërkohet një angazhim më i madh i strukturave shtetërore, për të ndaluar marrjen e inerteve në këtë zonë.

Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë. Ajo është e veçantë për shkak të harqeve të saj, ndërsa në kohën e ndërtimit, ka qenë një prej rrugëve kryesore që lidhnin Shqipërinë e Mesme me atë të Veriut.Njëra nga këmbët e ures ka humbur në shtratin e lumit më shume se 2 meter dhe e gjithë struktura ka lëvizur duke rrezikuar shembjen e plotë të këtij monumenti.

 

Artikulli paraprakBURG ISH-ZYRTARES KLOSI, AVOKATI: DEKLARATAT E DOBIT KONTRADIKTORE
Artikulli tjetërVAU DEJËS, PARANDALOHET NJË NGJARJE KRIMINALE