Koordinatorja e komisionit antidoping Violeta Shqevi deklaroi nga qyteti i Shkodrës , ku ishte e pranishme për trajnimin ndërgjegjësues me mësuesit e lëndës së fizkulturës, se duhet kuptuar rëndësia e sporteve dhe rrezikshmëria e përdorimit të substancave doping.
Në kuadrin e përfaqësueses së Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Shqevi tha se qëllimi i trajnimit është që të kemi një rini të shëndetshme dhe larg substancave penalizuese. Përfaqësuesi i Drejtorisë Arsimore Rajonale në Shkodër Entri Çaku tha se ndërgjegjësimi dhe parandalimi duhet të nisë nga shkollat, para se fenomeni të marrë përmasa shqetësuese. Ky është trajnimi i 3-të që zhvillohet në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve për ndërgjegjësimin dhe edukimin antidoping në shkollë”, pas Vlorës dhe Gjirokastrës. Një vëmendje të veçantë, Programi i Qeverisë u ka kushtuar trajnimeve informuese të edukimit dhe parandalimit të luftës kundër dopingut në sistemin para universitar.