Muzika shqiptare në ditët e sotme po përballet me një sërë problematikash që nuk po marrin zgjidhje prej vitesh. Drejtori i shkollës “Prenkë Jakova”, Anton Kaftalli, violinist i njohur thotë se muzika serioze dhe ajo qytetare po rrezikojnë të shkatërrohen nga rrymat e ndryshme muzikore si tallavaja….
E vetmja mënyrë për ta shpëtuar muzikën serioze nga tallavaja që sjell fitime të mëdha shprehet Kaftalli është invetsimi nga institucionet si dhe bashkëpunimi me institucione të tjera të artit që shpesh herë mungon si në rastin e koncertit të orkestrës simfonike të RTSH në teatrin “Migjeni” ku shkolla e muzikës nuk kishte asnjë njoftim. Shqipëria duhet të marrë shembullin e Zvicrës ku fëmijët mësojnë me detyrim një instrument që në moshë të vogël por kjo duket e pamundur për shkak të kushteve ekonomike thotë Kaftalli. Në shkollën e muzikës në Shkodër mungojnë investimet edhe për riparimin e instrumenteve duke u blerë nga vetë nxënësit. Një shqetësim i madhe shprehet Kaftalli janë edhe tekstet e këngëve të cilat nuk kanë asnjë mesazh…
Festa e Muzikës në Shkodër zhvillohet që nga viti 2007 e quajtur “Viva La Musica” e organizuar nga kompozitori i njohur Zef Çoba. Kjo nismë pati për qëllim ta bëjë Shqipërinë pjesë e kësaj ngjarje artistike që nisi në Francë në vitin 1981 dhe festohet në shumë vende të botës.