Shkarkimet që po behen nga hidrocentralet në kaskadën e drinit nuk krijojnë rrezik për përmbytje në zonën e nenshkodrës. Një fakt i tillë është bere me dije nga prefekti i Qarkut te Shkodres Cesk Millja i cili ka konfirmuar se Hec Vau Dejes dhe Koman kanë hapur portat, nderkohe që ka deklaruar se situate po monitorohet nga momenti në moment.

Nga ana tjetër në të njëjtën linjë ka qënë edhe Zv/Kryeministria Mesi e cila pohoi se eshte shtyrë hapja e portave me një ditë me qellim që te mos ketë probleme.

Zona e nenshkodrës armikun më të madh të përmbytjeve e ka nga shkarkimet në hidrocentrale. Rreth 1000 m3 ujë në sekond po shkarkohet nga Hidrocentralet ne vend, megjithatë këto shifra nuk krijojnë probleme ne nenShkodër.

Artikulli paraprakSHTYHEN OPERACIONET NË SPITALIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërSITUATA NË QARK, MILLJA PARAQET SITUATËN