Shërbimet franceze të Inteligjencës duhet të riorganizohen pas sulmeve të nëntorit në Paris.

Këtë e rekomandoi një komision hetimor parlamentar. Sipas komisionit, shërbime të ndryshme duhet të shkrihen në një agjenci të vetme, me kryetarin e tij Georges Fenech që propozoi krijimin e një organizmi të ngjashëm me qendrën kombëtare amerikane kundër terrorizmit. Sulmet që tronditen kryeqytetin francez në nëntor të 2015-s duke shkaktuar vdekjen e 130 personave, ngjallën kritika të ashpra ndaj reagimit të forcave të sigurisë. “Përballë kërcënimit të terrorizmit ndërkombëtar duhet të jemi më ambicioze, sa i përket inteligjencës”, ishin fjalët e Fenech. Komisioni shtoi se gjendja e vazhdueshme e emergjencës e shpallur pas sulmeve, kishte një impakt të kufizuar tek siguria. Mes 6 mijë dhe 7 mijë ushtarëve janë mobilizuar rreth Francës si pjesë e masave shtesë të sigurisë, duke u angazhuar për mbrojtjen e shkollave, sinagogave, dyqaneve dhe zonave të tjera të rrezikuara.

Artikulli paraprakI FTOHTI EKSTREM PËRFSHINË PERUNË, DËBORA MBULON 15 KRAHINA
Artikulli tjetërMOURINHO: ME MUA, KY FUTBOLLIST NUK DO TË LUAJË KURRË …