Prefekti i qarkut Shkodër thirri të martën përfaqësuest institucioneve kryesore nga 5 bashkitë e qarkut për koordinimin e punës sa i përket parandalimit, menaxhimit dhe shuarjes së zjarreve në pyje dhe kullota.
Gjatë komunikimit me mediat, prefekti Paulin Radovani tha se bashkitë duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe jo të dalin me deklarata për mungesë mjetesh. Sipas tij, në rast të vështirësive Drejtoria e Emergjencave Civile në prefekturë do t’u vijë në ndihmë, qoftë edhe duke këruar mbështetje nga qarqet e tjera.
Më pas takimi vijoi me dyer të mbyllura ku janë diskutuar në 5 pika planet e masave për mbrojtjen nga zjarri, vrojtimi i zonave të rrezikuara si dhe ndarja e detyrave për çdo institucion. Ndërkohë, shtabi i Emergjencave Civile në prefekturë është angazhuar që të koordinojë dhe monitorojë të gjitha shtabet e ngritura pranë çdo bashkie apo strukturave të tjera në nivel qendror dhe lokal për të monitoruar pyjet dhe kullotat.
Ky takim i në prefekturën e qarkut Shkodër kishte si qëllim angazhimin dhe marrjen e përgjegjësive nga të gjitha institucionet me qëllim që rastet e dëmeve nga zjarri të menaxhohen maksimalisht.