Një avion bombardues rus SU-24M u qëllua dhe rrëzua në Siri nga forcat ajrore turke të martën (24 nëntor). Moska dhe Ankaraja kanë dhënë versione të ndryshme të asaj që ndodhi, dhe rrethana e incidentit janë ende nën hetim.

Ne po ju sjellim 10 faktet që dihen deri tani në lidhje me rrëzimin e avionit rus nga Turqia të ndodhur më 24 nëntor si dhe një video ku demonstrohet në 3 D si avionët turq sulmuan njërin prej avionëve rus Avioni rus u rrrëzua në territorin sirian që kontrollohet nga rebelët. Afro 2 mijë rebelë besohet se po luftojntë forcat e Presidentit sirian Basha Al-Assad, si pjesë e Ushtrisë së Lirë Siriane. Piloti Konstantin Murakhtin arriti t’i mbijetonte incidentit. Ai u shpëtua nga forcat speciale ruse pas një operacioni 12-orësh.  Ndërsa kapiteni Sergey Rumyantsev, që gjithashtu arriti t’i shpëtonte sulmit ajror pasi u lëshua me parashutë, u vra me armë zjarri. Në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara, Turqia pretendon se i ka dërguar dy avionëve rusë të paktën 10 paralajmërime në 5 minuta përpara se një nga raketat e avionit ushtarak turk F-16 të godiste një prej avionëve rusë. Në letër thuhej se avionët, kombësia e të cilëve nuk dihej, kishte shkelur hapësirën ajrore turke në afërsi të provincës Hatay. “Pas sulmit, një prej avionëve rusë u largua nga hapësira ajrore turke. Avioni i dytë u qëllua ndërkohë që ishte akoma në hapësirën ajrore turke nga avionët turq F-16 që patrullojnë zonën. Avioni i dytë u rrëzua në anën siriane në kufi me Turqinë”, shkruhej në letrën drejtuar Kombeve të Bashkuara.

Artikulli paraprak“28 NENTORI” SJELL KONCERTIN FESTIV NË PRAG TË DITËS SË PAVARËSISË
Artikulli tjetërADA, PJETRI: TRAJNERI KULLI PËR TË PËRMIRËSUAR EKIPIN