Baramuça treguar edhe si shpëtoi nga aksidenti
Ushtari profesionist Gerald Baramuça ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor që po drejtohet nga prokurorë të Prokurorisë së Shkodrës. Mësohen pak detaje nga dëshmia e ushtarit të plagosur, por ai ka këmbëngulur se në bordin e helikopterit EC 145 nuk ka pasur asnjë avari deri në momentin e rrëzimit në liqenin e Shkodërs. Sipas tij nuk ishte shënuar asnjë difekt teknik deri në atë moment. Ai ka rrëfyer se ngjarja ndodhi papritur ndërsa po fluturonin në një kuotë të ulët mbi liqen. “Koha ishte shumë e mirë – tregoi ushtaraku, – ndërsa në kabinë nuk kishte asnjë sinjal alarmi apo avarie deri në momentin e përplasjes”. Ai ka përjashtuar faktin se helikopteri është qëlluar nga jashtë apo është sulmuar. . Ai ka treguar se ndodhej në pjesën e pasme të helikopterit dhe se është hedhur në ujë duke shpëtuar vetëm një krah të thyer.
/ Star Plus TV /