Ekspertet mjeko- ligjor kane dorëzuar ne prokurori raportin për shkakun e vdekjes së dy pilotëve të forcave ajrore, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të 6 prillit në liqenin e Shkodrës.

Shkencërisht është arritur në konkluzionin se njëri nga pilotët ka humbur jetën si pasojë e dëmtimit frakturës cervikale, ndërsa piloti i dytë për shkak të mbytjes, pasi nuk ka mundur të dalë për shkak se ishte lidhur me rripat e sigurimit. Gjithashtu organi i akuzës në Shkodër dhe ne tiranë kanë vijuar marrjen në pyetje të ushtarakëve të forcave ajrore kolegë të dy pilotëve. Nga këqyrja e helikopterit si dhe nga dëshmitë dyshohet se shkaku i rënies mund të jetë një gabim njerëzor i pilotëve gjatë manovrave. Kjo e përcaktuar edhe nga mënyra se si ka rëne helikopteri, të cilit gjatë goditjes i është thyer pjesa e pasme e cila i ka mundësuar ushtarit profesionist të shpëtojë duke notuar. Gjithsesi konkluzioni përfundimtare pritet të zbardhet pas këqyrjes së kartës së kamerës regjistruese të helikopterit për të cilën priten ekspertet gjerman. Gjithashtu prokuroria do të marrë serish në pyetje Baramuçën, i cili në momentin e parë ka deklaruar se nuk mbante mend çfarë kishte ndodhur.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakCHAMPIONS LEAGUE, HIDHET SHORTI PËR GJYSËM FINALET
Artikulli tjetërSË SHPEJTI FILLOJNË PUNIMET PËR “ARENËN KOMBËTARE”