Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet, duke ngritur një grup hetimor në lidhje me rrëzimin e helikopterit në Liqenin e Shkodrës.

Grupi hetimor drejtohet nga Prokurori Granit Shahu, i cili sëbashku me specialsitët e tjerë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rrëzimit të helikopterit ushtarak. Helikopteri i Forcave Ajrore shqiptare është rrëzuar mesditën e sotme (6 prill) në ujrat e liqenit të Shkodrës pranë fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve ndërsa një ushtar ka mbetur i plagosur. Në bordin e helikopterit EC 145 kanë qenë dy pilotë, kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha të cilët kanë humbur jetën ndërsa është plagosur ushtari profesionist Gerald Baramuca.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakFLASIN DËSHMITARËT, SI E NDIHMUAM PILOTIN E PLAGOSUR
Artikulli tjetërNGJARJA NË MALËSI TË MADHE, KRYEMINISTRI RAMA MESAZH NGUSHËLLIMI