Nënkolonel Altin Lame duhet të kontrollonte dhe firmoste vetë planin e fluturimit të helikopterit EC 145 më 6 prill.

Kështu e përcakton rregullorja e funksionimit të Forcave Ajrore ushtarake në Shqipëri, por sipas kolonel Drini Nikolla firmosja është bërë nga një specialist e më pas ai vetë ka dhënë lejen përkatëse. “Në dijeninë time nuk është nënshkruar nga zoti Lamaj, por nga specialistët pasi ai vetë ka dhënë leje”, shprehet kolonel Drini Nikolla. Hetimi administrative i Ministrisë së Mbrojtjes gjeti se nënkolonel Altin Lame, në kundërshtim me rregulloren, ishte në fluturim me një helikopter privat dhe për këtë u shkarkua nga detyra. “Është vlerësuar si një shkelje e rëndë e disiplinës, kjo bazuar dhe në lidhin e disiplinës ushtarake”, shprehet Nikolla. Por, çfarë roli kishte ushtari i mbijetuar në aksidentin e EC 145 në liqenin e Shkodrës, për këtë komandanti i Forcës Ajrore nuk ka një përgjigje administrative. “Këto janë çështje që i takojnë procesit hetimor dhe ne jemi në pritje të përfundimit të këtij procesi”, thotë koloneli. Burime pranë Prokurorisë tregojnë se nënkoloneli Altin Lame do ripyetet nga grupi i hetimit për shkak se në gjithë këtë ngjarje ka shumë paqartësi.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPARTIA SOCIALISTE PËCAKTON KANDIDATËT PËR KRYETARË NË 61 BASHKI
Artikulli tjetërZGJEDHJET NE PS, JA EMRAT PER SHKODREN