Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar zyrtarisht se “nuk mund të spekulojnë” për shkakun e rrëzimit të helikopterit që vrau presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi. Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin tha se, ai nuk kishte informacione për shkakun e rrëzimit dhe se ai nuk sheh domosdoshmërisht ndonjë ndikim më të gjerë në sigurinë rajonale.
“Nuk mund të spekuloj se cili mund të ketë qenë shkaku”, u tha Austin gazetarëve.
Ndërkohë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller tha: “Ndërsa Irani zgjedh një president të ri, ne riafirmojmë mbështetjen tonë për popullin iranian dhe luftën e tij për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore”.