Një nga gratë më të pasura në Rusi, bashkëpronarja e S7 Group, Natalia Fileva ishte mes viktimave të aksidentit ajror të së dielës në Gjermani.
55-vjeçarja ishte në bordin e helikopterit Epic LT me një motor, me gjashtë vende, që u rrëzua dhe dogj në një fushë pasi iu afrua aeroportit të Egelsbach.
Aksidenti ajror ndodhi në qytetin në jugperëndim të Gjermanisë rreth orë 15:30.
Në helikopter ndodheshin tre njerëz, përfshirë edhe pilotin me origjinë franceze.
Dy pasagjerët ishin qytetarë rusë.
Autoritetet gjermane po hetojnë shkakun e aksidentit.
Egelsbach ndodhet rreth 10 kilometra në jug të Frankfurtit. Forbes vlerësoi se pasuria e Filevas është 600 milionë dollarë.