Një aeroplan me 72 persona në bord, duke përfshirë edhe një ekip brazilian të futbollit, është rrëzuar në qytetin Medelin të Kolumbisë.
Nga raportimet e para thuhet se nuk ende ndonjë person të mbijetuar. Avioni çarter ishte duke fluturuar nga Bolivia dhe po transportonte ekipin e futbollit Chapocoense, që do të luante më 1 dhjetor në finalen e kupës së Amerikës së Jugut me ekipin e Medellin Atletico Nacional. Sipas raportimeve të huaja, avioni u rrëzua në një zonë malore jashtë qytetit Medelin. Kryebashkiaku i këtij qyteti e përshkroi ngjarjen “një tragjedi të përmasave të mëdha”, por shtoi se është e mundur që të ketë të mbijetuar