Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të hequr logot e partive nga fletët e votimit. Vendimi i arsyetuar për rrëzimin e kësaj kërkese pritet të jepet në ditët në vijim.

“Në vijim pritet të shpallet edhe vendimi i arsyetuar se pse gjyqtarët vendosën që të rrëzojnë kërkesë padinë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe të qëndrojnë tek versioni aktual, ai me emrat e kandidatëve dhe me logot e partive që kanë propozuar kandidatët e garës së 14 Majit.”, tha gazetarja.

Kolegji do të shqyrtojë edhe për kërkesë padinë e dytë e cila ka të bëjë me emrin e kryetarit që do të udhëheqë “Bashkë Fitojmë”. Aktualisht, në fletën e votimit është emri i Ilir Metës me vendimin e KAS ndërkohë që pritet të shihet vendimi i Kolegjit nëse do të vendoset ose jo emri i Berishës.

Artikulli paraprak“BASHKË FITOJMË” ÇOI KQZ NË KOLEGJ, TRUPA TËRHIQET PËR TË MARRË VENDIMIN
Artikulli tjetërKOLEGJI ZGJEDHOR RRËZON SËRISH BERISHËN, NË FLETËN E VOTIMIT DO VENDOSET EMRI I ILIR METËS