Një avion luftarak grek model “Mirage 2000-5” është rrëzuar në det pranë ishullit Skyros. Një helikopter “Super Puma” është ngritur në fluturim për të kërkuar pilotin e Forcave Ajrore të Greqisë.

Në aksionin e kërkim/shpëtimit janë nisur edhe anije të flotës detare.

Sipas mediave greke, avioni luftarak ishte ngritur në fluturim për të zmbrapsur dronët e Turqisë që kishin hyrë pa leje në hapësirën ajrore të Greqisë.

Avioni “Mirage 2000-5” mendohet se është rrëzuar në verilindje të ishullit, ndërkohë që hetimet janë ende duke vijuar

Artikulli paraprakPËRPLASJA ME LLALLËN, AMBASADORI LU TAKON PRESIDENTIN META
Artikulli tjetërSHTËPIA E BARDHË “ZBUT” TENSIONET PËR SIRINË