Maltë, rrëzohet avioni humbin jetën 5 persona

Një avion i vogël u rrëzua në Maltë pak pas ngritjes në ajër, duke vrarë të paktën 5 personat në bord, të gjithë shtetas francezë. 3 prej tyre ishin zyrtarë të mbrojtjes francese dhe 2 të tjerët ishin drejtuesit e avionit. Për shtetin ishull, sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, ky është aksidenti më i rëndë ajror në kohë paqeje. Videoja të cilën shohim në pamje sesi avioni u aksidentua po bën xhiron në mediat ndërkombëtare. Fillimisht u mendua se në avionin e rrëzuar udhëtonin zyrtarë të Agjencisë europiane të Kufijve, “FRONTEX”. Por organizata nxori një deklaratë, ku sqaronte se avioni në fjalë nuk ishte pjesë e mjeteve të përdorura prej tyre. Të gjitha fluturimet në Aeroportin ndërkombëtar të Maltës u pezulluan. Avioni dymotorësh i tipit “Metroliner” ishte nisur drejt Misratës, në Libi. Sipas burimeve ata ishin nisur për të zbuluar rrugët që organizatat kriminale përdorin në trafikimin e lëndës narkotike hde qënieve njerëzore të cilët transportohen nga Libia.

Artikulli paraprakHAPET SHKOLLA SHQIPE NE KOMUNEN E MACERATES NE ITALI
Artikulli tjetërLUFTA KUNDER EKSTREMIZMIT,TRYEZE MES AKTOREVE PUBLIKE E JOSHTETERORE