Një avion Cubana de Aviacion Boeing 737 u rrëzua në aeroportin ndërkombëtar të Jose Marti të Havana të premten, raportoi televizioni shtetëror i Kubës.

Sipas raportimeve të para në avion ishin 104 pasagjerë, ka viktima por ende nuk dihet numri i saktë i tyre.

Avioni fluturonte drejt qytetit kuban Holguin, një fluturim brenda vendit që do të zgjaste rreth 1 orë e 20 minuta. Avioni i rrëzuar është përfshirë nga një zjarr i madh dhe shëllunga tymi, të cilat ishin të dukshme pranë aeroportit, në periferi të kryeqytetit kuban.

Ende mbetet i panjohur shkaku i rrëzimit të avioni është ende i panjohur.

Artikulli paraprakPËRPLASEN DY MAKINA, DY GRA TË PLAGOSURA
Artikulli tjetërKULT – 18.05.2018