Dy persona kanë gjetur vdekjen në Greqi, kur avioni njëmotorrrësh me të cilin po fluturonin, u rrëzua në një fshat bregdetar në gjirin e Korinthit.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipe shpëtimi dhe forca zjarrfikëse.

Dy viktimat, të moshës 61 dhe 58 vjeç ishin nisur nga gadishulli i Eubesë dhe destinacioni i tyre ishte Mesolongi.

Edhe pse njeri prej tyre ishte gjallë në momentin e shpëtimit, nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Dyshohet se ka qenë një dewfekt në motorr, por po shqyrtohet edhe fakti që në zonë po frynin erëra tepër të fuqishme.

Artikulli paraprakDERI 600 MIJË EURO FITIME, GODITET RRJETI QË ÇONTE SHQIPTARË NË FRANCË
Artikulli tjetërEVAKUOHEN TURISTËT PAS NJË KËRCËNIMI NDAJ FORCAVE TË SIGURISË