Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar me shumicë votash dekretin e Presidentit Meta për kthimin e ligjit të vettingut në policinë e shtetit, duke marrë vetëm tre vota pro që i përkasin deputetëve të opozitës së re parlamentare.

Në argumentet e dhëna në kërkesën për rishikimin e projektit kreu i shtetit theksoi se Vettingu nga SHÇBA cenon paanshmërinë si dhe cenohen standardet e ligjit eksiztues. Por Lleshaj para deputetëve u shpreh Presidenti është treguar paragjykues ndaj ministrisë.

Lleshaj: Unë dua të refuzoj këtë argument edhe për një arsye tjetër, sepse merr ngjyrën e një paragjykimi, sepse paragjykohet se ministria e Brendshme si një institucion që dëmton pavarësinë e një procesi.

Sa i përket qëndrimit se me strukturën e re nuk arrihet afati për realizimin e vettingut duke e kthyer në një presion për efektivët, ministri jep një tjetër qëndrim.

Sandër Lleshaj: Pra nëse ne pretendojmë që është prekur pavarësia e procesit sepse këta personat e fazës së dytë dhe të tretë janë në varësi të ministrit, atëherë edhe me ligjin e mëparshëm kjo pavarësi është e prekur, sepse edhe me ligjin e mëparshëm personat që do të bëjnë këtë proces janë në varësi të ministrit. Pra kjo bie.

Pretendimi i Presidentit është që nëse i japim më shumë kohë procesit në e vëmë në presion njerëzit që janë në proces vetingut. Vetingu është një proces që do të vazhdojë edhe kur të mbarojë ky ligj.

Nëse ka njerëz që ndihen nën presion nga vettingu, shumë mirë le të ndihet nën presion kush ka arsye për tu ndjerë nën presion. Shumica absolute e policisë nuk është nën presion nga vettingu sepse nuk presin asgjë të ndodhë nga vettingu.

Ju ftoj që ti qëndroni vendimit të mëparshëm për ta lënë në fuqi ligjin, për ta rrëzuar dekretin e presidentit për arsye se përmes kësaj ne jemi të sigurt që i japim një ritën të ri procesit.

Raporti i komisionit të sigurisë do të votohet në seancën parlamentare. Nëse dekreti nuk merr votat e mazhorancës ligji për vettingun në polici do të hyjnë në fuqi. Në rreth dy vite detyrë, presidentit meta i janë rrëzuar mbi 8 dekrete nga mazhoranca.

Artikulli paraprakGJYKATA E SHKODRES:ARREST ME BURG PER DY SHKODRANET E NDALUAR NE TIRANE
Artikulli tjetërMASKOHEJ SI POLIC, ARRESTOHET MASHTRUESI I ARMATOSUR