Ekipet e shpëtimit nuk kanë gjetur ndonjë të mbijetuar

Një helikopter me 13 persona në bord, është rrëzuar dhe shkatërruar tërësisht në bregdetin perëndimor të Norvegjisë. Autoritetet njoftuan se janë gjetur kufomat e 11 personave, ndërsa 2 të tjerë konsiderohen të zhdukur. Sipas agjencive, në helikopter kanë qenë 13 udhëtarë dhe ai është rrëzuar në afërsi të një ishulli të vogël. Fatkeqësia ndodhi në perëndim të qytetit Bergen, qytetit të dytë më të madh në Norvegji. Një zëdhënës i policisë njoftoi se helikopteri është shkatërruar në tërësi. Ai më tutje shtoi se policia ka marrë informata nga vendi i fatkeqësisë për një shpërthim dhe tym të dendur dhe se dëshmitarët kanë parë disa trupa në det. Shkaqet e fatkeqësisë ende nuk dihen.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakELSEID HYSAJ MONITOROHET NGA BARCELONA
Artikulli tjetërINCIDENITI, GARDA NUK LEJON HYRJEN E GAZETARËVE NË PREZANTIMIN E PROJEKTIT TË STADIUMIT