Ish-presidenti i Kilit Sebastian Pinera ka humbur jetën pasi helikopteri në të cilin udhëtonte u rrëzua në ujërat e liqenit Ranco. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase sipas së cilave helikopteri drejtohej nga vetë ish-presidenti.
Në bordin e helikopterin ndodheshin 5 persona ku tre prej tyre shpëtuan.
Sipas dëshmive të të mbijetuarve, Pinera nuk mundi dot të notonte deri në bregun e liqenit pas aksidentit.